LAJMI I FUNDIT:

Riformatimi i qeverisjes duhet të jetë proces i vazhdueshëm

Teorikët e lëndës së menaxhimit, kujdesin më të madh ia kushtojnë kohës. Duke i anashkaluar disa tema që drejtpërdrejt lidhen më çështjen e menaxhimit, si burimet financiare, personeli, mjetet e punës dhe nevoja për përparim, këta teorikë ose ligjërues procesin e menaxhimit e ndërlidhin ngushtë me aspektin kohë. Sipas tyre, është koha ajo që e pengon më së shumti një menaxhim ose menaxher qëllim-mirë, të mirëfilltë dhe të suksesshëm që t’i mirëmbahet ecurisë normale të një pune të thjeshtë, të një kompanie e firme, të një institucioni ose edhe të një komplet Qeverie.

Sipas këtyre teorikëve, kur njerëzit njëherë vendosen në pozita të larta të punës (ministra, drejtorë, administratorë, menaxherë, e të ngjashme), ata e kanë vështirë të largohen nga aty. E nevoja që ata të largohen, përveç tjerash, bëhet sepse i hanë koha, pra iu vjen koha të ndërrohen. Sepse koha sjell ndryshime të natyrshme ose nevojën që ndryshimet të ndodhin në formë e mënyrë të natyrshme dhe normale. Por, këta njerëz janë në gjendje të luftojnë edhe kohën vetëm e vetëm që ata të mbajnë pozitat e tyre, që të mos ndryshojë asgjë dhe, në këtë mënyrë, të vendosin dhe të mbajnë status-quo, pra gjendjen e pandryshuar. Ose, të gjithë të tjerët dhe të gjitha të tjerat mund të ndryshojnë, por ata/ato jo.

Dua të them, nëse riformatimin e Qeverisë Thaçi do t’ia linim kohës, ky riformatim nuk do të ndodhte asnjëherë. Kjo është pika e parë e dobët e kryeministrit Thaçi, se ai nuk e nisi nevojën për riformatimin e Qeverisë së tij për shkak se atyre ministrave u kishte ardhur koha të ndërrohen, pra të largohen nga ato poste vendimmarrëse, por për shkak të arsyeve politike. Pika e dytë e dobët e kryeministrit Thaçi në procesin e riformatimit është që ai, përsëri, nuk e bëri riformatimin e Qeverisë së tij për shkak që shumica (nëse jo të gjithë) e ministrave të tij, por edhe drejtorët, menaxherët e administratorët dhe të tjerë brenda institucioneve ministrore, nuk u treguan të suksesshëm gjatë punës së tyre.


Një temë tjetër që ndërlidhet me procesin e natyrshëm dhe të nevojshëm të riformatimit të vazhdueshëm dhe më të shpeshtë të Qeverisë së Kosovës është organizimi i brendshëm i ministrive tona, që, tash për tash (për të mos thënë prej ditës së parë të themelimit) ka qenë organizimi i tyre i brendshëm që ishte dhe mbetet anomali, pra i çuditshëm dhe mospërputhës. Konkretisht, asnjëherë deri më sot nuk u riformatua asnjë institucion ministror-qeveritar, posaçërisht në aspektin e brendshëm.

Kështu, nëse dikujt i bie ndërmend të hallakatë hallkat e organizimit të shërbyesve civilë në Kosovë, aty do të gjejë mjaft anomali profesionale. Pozitat punuese të një numri të madh të shërbyesve civilë nuk përkojnë me arsimimin dhe përvojën e tyre. Nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës gjen ekonomistë që nuk merren me ekonomi, gjen gazetarë që nuk merren me komunikim ose informim, gjen mjekë që nuk merren me mjekësi, gjënë gjeografë e gjeodetë që nuk merren as me gjeografi e as me gjeodezi, pastaj gjen arsimtarë të gjuhës shqipe, të matematikës, të fizikës, etj., që marrin vendime të rëndësishme institucionale, e kështu me radhë.

Dikush ndoshta mund të argumentojë se kështu ndodhë edhe në Perëndim, se njëri mbaron universitetin në një lëmi tjetër ndërsa punon në një lëmi tjetër. Ky argument mund të mos përjashtohet as tek ne, por, megjithëkëtë, ky argument vlen shumë pak në rastin tonë. Sepse njerëzit e caktuar në pozita të caktuara punonjëse në institucionet e Kosovës, rrallë e hiq e dinë se çfarë janë duke bërë, pra se çfarë dreqin bëjnë aty. Këtë e dëshmon rezultati i punës së tyre. E rezultati i punës së tyre sjell deri tek konstatimi se në Kosovë ka keq-qeverisje (ajo vazhdon) dhe korrupsion (që vazhdon).

Mungesa e organizmit të vazhdueshëm-freskues dhe e dijenisë se si të organizohen institucionet ministrore-qeverisëse të Kosovës sjell keq-qeverisje dhe, si rezultat, edhe korrupsion. E korrupsioni nuk është vetëm marrje e mitos, shantazh, shkelje e procedurave të prokurimit, etj. Korrupsioni, përveç zënies së pozitave të punës, është edhe kur një punëtor qeveritar paguhet me disa rroga ndërsa asnjë punë nuk e kryen si duhet, nëse e çon punën deri në fund. Ndërkohë, ajo që bëjnë këta njerëz është se ankohen tërë kohën.

Kështu, në esencë, riformatimi (ose riformatizimi) i Qeverisë së Kosovës duhet parë si shprehje tjetër për reformimin. Reformimi nuk duhet të nënkuptohet vetëm përpilim i strategjive, por edhe i organizimit dhe riorganizimit të vazhdueshëm të institucioneve tona qeverisëse, pra i ministrive dhe i agjencive të tyre, si dhe i kuvendeve komunale, drejt performancës së tyre normale, e jo anomalike e mospërputhëse. Arsim Bajrami nuk ishte në gjendje të bënte diçka të tillë, ndërsa Edita Tahiri veç e ka zgjedhur edhe metodën për të reformuar sistemin e administratës publiken Kosovë. Të shohim nëse kjo grua do të ketë guximin e munguar deri tani.

Në trend

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori