LAJMI I FUNDIT:

Riformatim apo cunam në gjithë sistemin politik

Çështja e riformatimeve si duket nuk do të ketë të ndalur apo ndërrimit në një kahore politike në horizonte gjithëpërfshirëse, kuptimisht do të ngërthej në vete kohëzgjatje me indikacione po aç sa pozitive apo negative për domosdoshmërinë dhe fleksibilitetin substancial të funksionimit dhe të shtet ndërtimit.

Si duket qeveria dhe partitë politike nuk do të kenë vullnetin dhe kulturën e duhur politike për një masë preventive kaç të gjerë që ka të bëjë me idenë e “krijimit të konceptit të ndryshimit” apo zëvendësimit të kuadrove me më fleksibilitet dhe përkushtim ndaj përgjegjësive politike ndaj publikut. Kjo për shumë arsyeje.

Ajo që duhet të trajtohet thelbësisht dhe që ngelet akoma defekt në sistemin e shoqërisë politike në Kosovë, respektivisht në “elitat politike”, konsiston në paprekshmërinë substanciale të tyre, gjë që karakterizohet me karakter tradicional dhe jo demokratik në krijimin e performacës pozitive të shtet formimit në raport me opinionin publik.


Reformat në thelb e kanë kuptimin e pastrimit mundësisht total të njollave nga petku i ndyrë, dhe ky pastrim quhet si i tillë i përkryer. Kurse pastrimi i pjesshëm i tërësisë së ndyrësirës nuk i ngjanë petkut të pastër si i tërë. Ky është kuptimi simbolik i një nisme të re në kuadër të përpjekjeve për mendje të pastra në ndryshim, rifreskim apo formatizim, çoftë nga qeveria, por çoftë edhe nga nevoja emergjente e rifreskimit të të gjitha subjekteve politike që mëtojnë garat e tyre për marrjen e pushtetit.

Idetë dhe praktikat e deritanishme të ndërmarra nga qeveria nuk duket të kenë sjellë vizionin e duhur, për veç një qasje të re organike, sipërfaqësore politike në lidhje me emërimet e fundit. Madje ky proces vështirësohet akoma më shumë nga këndvështrimi i dy botëkuptimeve tradicionalisht të kundërta brenda një koalicioni qeverisës.

Lëvizjet në shumë segmente për nga shtrirja periodike nuk nënkupton çelësin e magjisë së strategjisë së qeverisjes së mirë nga kjo formë që ne shohim, ngase përllogaritja e performancës zakonisht bie, për më shumë se një arsyeje. Fillimisht zëvendësimet e këtij lloji nuk janë zgjidhje, emërimet do të duhej të ndodhnin me shkarkime dhe sanksione, gjë që priste opinioni publik dhe jo rimandatime e aq më naive mbetet fakti kur publikisht vlerësohet puna e deritanishme e të sa po shkarkuarve.

Atëherë cila ishte logjika e ndryshimit. Këtu pikërisht humbë kuptimi i relacionit në mes dhëndrit të sapo martuar dhe të shkurorëzuarit të mplakur nga detyra mbi principin ndaj të së njëjtës dashuri. Në këtë kuptim ngelemi të vejë nga ligjshmëria dhe legaliteti politik për ta bërë si duhet përzgjedhjen e partnerëve serioz për martesë. Zakonisht lojërat me dashuritë e para nuk harrohen.

Domosdoshmëria politike, respektivisht përmbajtjesore do të duhej të buronte nga laborator mendjesh të ndritura dhe analiza e mirëfilltë e përzgjedhjeve, qoftë të të mandatuarve politikë, të akredituarve diplomatikë, apo lëvizjeve brenda subjekteve politike që tani më ka kaluar në tip-shoë të lëvizjeve tektonike, periferike dhe jo funksionale të gjetjes së produktit më profitabil në tregun politik të stërngarkuar sipas parimit të ofertës dhe kërkesës. Sikur lëvizjet që po ndodhin me produkte të skaduara dhe rrjedhimisht përveç pompozitetit mediatik për konsum ditor, nuk mëton të përfiton askush ngase produkti gjithsesi mbetet i skaduar politikisht.

Konkretisht lëvizjet drejt reformave të vërteta janë tepër të vështira dhe të mundimshme, por të duhura si për nga brenda sistemit të funksionimit, po ashtu edhe për nga natyrshmëria e këtyre veprimeve, por cili realisht mendohet të jetë modeli i suksesit me rastin e lëvizjeve të kategorizuara si; pa moral të llogaridhënës, pa performancën e duhur profesionale dhe pa bagazhin e duhur politik të shtet ndërtimit.

Këto janë tre shtyllat që relativisht u mungojnë secilit që një herë ka menduar thellësisht se mund t’ia dalë edhe kur të jetë i mandatuar, i akredituar apo të aderojë nga një subjekt politik në tjetrin.

Vullneti për ndryshim nuk nënkupton tërësinë, apo vetë ndryshimin, Formatimi si proces softëerik nuk është i ngjashëm me “formatizimin politik”, as në kohë as në koncept, po që se paralelisht nuk janë ndjekur modele nga praktika politike se si realisht do të duhet të rridhte ky epilog.

Së fundi, gjithsesi jemi për idetë përtej konstalacionit të mbyllur politik në kuptim të reformave gjithëpërfshirëse, që produktet e devijuara politikisht, definitivisht duhet të lëvizin në destinacionin e skadencës dhe sanksionimit, ngase dekontaminimi i vetëdijes së tyre mund të sjellin viruse vdekjeprurës të shoqëruar me ndonjë traumë psikologjike të ndonjë cunami në gjithë sistemin politik në shoqërinë tonë dhe për pasojat ndoshta as unë dhe as ju nuk do të kishim kohë së analizuari.

(Autori është absolvent në Universitetin Iliria, në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori