Rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, po shihen si shpresë për këtë union. Mirëpo këto rezultate po ashtu po komentohen mjaft shumë për agjendën e Kosovës.
Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane në Kosovë, këto zgjedhje i shohin pozitive në raport me vendimmarrjen në BE.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, në një deklaratë për Telegrafin ,ka thënë se zgjedhjet e fundit kanë treguar një rënie të partive të mëdha, ndërsa sipas tij disa parti kanë shënuar rritje.
“E mira e punës është se sikur të ndiqej trendi që ka qenë deri më tani në Bashkimin Europian, ku dy partitë kryesore kanë bërë shumicën e parlamentit dhe normalisht procesi i vendimmarrjes ka qenë më i lehtë. Sepse në proces nuk janë involvuar më shumë subjekte por vendimet kryesore varen fund e krye nga socialistët, demokratët dhe partitë popullore evropiane. Megjithatë këto zgjedhjet e fundit kanë treguar një fragmentim, një ndarje, do të thotë një rënie e partive të mëdha dhe disa parti të vogla si liberalët dhe të gjelbërit kanë shënuar rritje. Kjo për herë të parë sjell një lloj balance në kuadër të procesit vendimmarrës në BE, sepse tani vendimet do të merren me dhënien e pëlqimit të më shumë se sa dy subjekteve”, është shprehur ai.
Hoti ka theksuar se është lajm i mirë që forcat e qendrës së djathtë nuk kanë mbërri ndonjë rezultat në këto zgjedhje.
“Pra, ajo mënyrë mbi të gjitha e komplikon procedurën vendimmarrjes vetëm mbi bazën e komplikimit procedural, por jo në kuptimin e shprehjes së vullnetit, sepse edhe dy partitë kryesore por edhe këto të voglat nuk kanë politika anti-evropiane. Nuk besoj që do të kenë implikime për procesin e zgjerimit nëpër vendet e Ballkanit në përgjithësi dhe me theks të posaçëm Kosovën. E keqja e punës do të ishte sikur të fitonin parti në vende tjera me orientim si partia e Salvinit në Itali, Le Pen në Francë, Urban në Hungari. Pra është lajm i mirë që këto nuk kanë mbërri ndonjë rezultat, dhe praktikisht pritet me vazhdua pak a shumë trend i njëjtë i BE-së në të ardhmen. Kështu, pritet që Kosova ta ketë rrugën e njëjtë drejt BE-së, sepse partitë fituese që presupozohet ta kenë të njëjtin trend sikur deri më tani në kuadër të BE-së”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Hoti ka përmendur edhe liberalizimin e vizave, duke thënë se Parlamenti Evropian ka kryer punën e tij për këtë proces.
Sipas tij Kosova nuk duhet të mjaftohet duke thënë se i ka përmbushur kushtet, por duhet bërë raporte të veçanta me atë se çfarë kërkojnë ministrat e punëve të brendshme në Këshillin Evropian.
“Lidhur me liberalizimin, nuk besoj që do të kenë ndikim këto zgjedhje. Kjo pasi që Parlamenti Evropian ka kryer punën me liberalizimin. Nëse shumica e Parlamentit ka përbërje pro-evropiane besoj që nuk do të ketë largim nga vendimi për ta liberalizuar Kosovën. Është shqetësuese dhe Kosova nuk duhet ta marr asnjëherë si albi dhe të thotë, ashtu siç po i dëgjojmë liderët tanë se Kosova i ka kryer punët. Tash pas krijimit të institucioneve të reja, ne duhet të marrim fakte të drejtpërdrejta, të shohim se çfarë janë shqetësimet e ministrave të brendshëm nga të cilët kryesisht merret vendimi për liberalizim, pra nga Këshilli i përbërë nga ministra. Ne duhet të përgjigjemi në shqetësimin e tyre”, ka thënë ai duke shtuar se duhet të bëhen raporte konkrete.
“Shembull nëse një vend thotë se ka problem me migracionin duhet t’i dërgojmë raport, nëse dikush thotë që kemi problem me korrupsionin të bëjmë raport për këtë, sikur aksioni i sotëm. Thjesht nuk duhet të themi se i kemi kryer punët por të jemi aktiv në secilën kureshtje”, ka thënë ai.
Kurse, Demush Shasha nga Instituti Epik, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se ky rezultat i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian sjell tek 5 konkluzione.
Sipas tij në këto konkluzione Kosova në të ardhmen do të duhet të punoj shumë më shumë për të bindur aleatët se e ka merituar të avancojë në kuadër të procesit integrues në BE.
“Rezultatet e tanishme sjellin këto konkluzione: Projekti i Bashkimit Evropian është votuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve të BE-së si projekt i suksesshëm dhe vizion i së ardhmes së tyre; Institucionet e reja të BE-së do të mbesin të përkushtuara për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, sidoqoftë me një shpejtësi më të ngadalshme dhe rigorozitet shumë më të madh; Në këtë kontekst, në mandatin e institucioneve të reja të BE-së, 2019-2024, nuk duhet shpresuar për progres të theksuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe mund konkludojmë përfundimisht se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të arrij të anëtarësohet në BE në periudhën 2019-2025. Shqipëria, Mali Zi dhe Maqedonia mund të presin progres në procesin e anëtarësimit. E njëjta mund të ndodh në rastin e Serbisë, nën supozimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në rast të marrëveshjes, Kosova nga ana tjetër do të fitojë liberalizimin e vizave dhe, në një skenar optimist, do të fitojë statusin e kandidatit. Statusin e kandidatit mund të fitoj edhe Bosnja dhe Hercegovina. Konkluzioni i fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti për Kosovën është se në të ardhmen do të duhet të punohet shumë më shumë për të bindur aleat tonë se kemi merituar të avancojmë në kuadër të procesi integrues në BE. Për Kosovën jetike do të jetë progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe fuqizimit i sundimit të ligjit, me theks të veçantë tek lufta kundër korrupsionit të niveleve të larta”, ka thënë ai.
Shasha ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se, skenari më pozitiv i mundshëm është që të këtë vendimmarrjes pozitive për Kosovën nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti deri në fund të këtij viti.
“Tani sa i përket konkretisht procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, skenari më pozitiv i mundshëm është që të këtë vendimmarrjes pozitive për Kosovën nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian deri në fund të këtij viti, me efekt të lëvizjes së lirë në vitin 2020”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me rezultatet preliminare të zgjedhjeve ai tha se forcat progresive pro-BE (EPP, S&D, ALDE+EnMarche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 67.37% të votës së përgjithshme.
“Partitë konzervatore dhe populliste (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD), Non-Inscrits) kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme. Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian. Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë: Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + EnMarche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë; Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëqur nga MatteoSalvini i Italisë është rritur për 22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë; Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 17 deputetë, nga 52 (2014) në 69 (2019) deputetë”, ka shtuar ai.
Sipas tij EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.
“Siç kemi komunikuar edhe në hulumtimin tonë të fundit, sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën. Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar. Pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së. Marre parasysh rritjen e madhe të ALDE+EnMarche dhe të Gjelbërtit, do të janë “king-maker” të koalicionit EPP dhe S&D”, ka theksuar ai.
Ndryshe votuesit në gjithë Bashkimin Evropian, nga 23 deri më 26 maj, do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Evropian, por, për dallim nga zgjedhjet e kaluara./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!