LAJMI I FUNDIT:

Rezultate befasuese në NBA, mposhtën të gjithë favoritët

Rezultate befasuese në NBA, mposhtën të gjithë favoritët

Janë zhvilluar gjashtë sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë.

Në fakt thuajse të gjitha ekipet befasuese dhe të mëdha janë mposhtur natën e mbrëmshme.

Kampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks është turpëruar para adhuruesve të vet pasi ka pësuar humbje me 29 pikë epërsi nga Cleveland Cavaliers 90:119.


Humbje ka pësuar edhe Golden State Warriors në udhëtim te Toronto Raptors me 19 pikë diferencë 119:100.

Ndeshje interesante është zhvilluar në Paycom Center të Oklahomas, ku Thunder kanë shkaktuar befasi duke mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 104:103.

Para adhuruesve të vet janë befasuar edhe Brooklyn Nets dhe Utah Jazz.

Nets u mposhtën nga Orlando Magic me shtatë pikë diferencë 93:100, derisa Jazz pësuan nga Washington Wizards me gjashtë pikë epërsi 103:109. /Telegrafi/