LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Të arrestohen fajtorët

Rexhepi: Të arrestohen fajtorët

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë mbetet e tensionuar pas incidenteve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në veri të qytetit. Kështu u vlerësua të hënën në Komitetin për Siguri ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë.

Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, tha se grupe të caktuara dhe të organizuara serbe në veri janë duke bërë incidente me qëllim të tensionimit të situatës, ku më pastaj pësojnë banorët e pafajshëm.

Me këtë rast Rexhepi bëri thirrje për vetëpërmbajtje të popullatës në atë pjesë të qytetit, ku përballen me provokime të përditshme. "Banorët duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in në mënyrë që këtyre strukturave të sigurisë t’u lehtësohet veprimi dhe kryerja e përgjegjësive që kanë", tha Rexhepi.

Rexhepi kërkoi nga strukturat e sigurisë që t’i identifikojnë sa më parë personat që janë duke bërë këto incidente, ndërsa sipas tij, "arrestimi i tyre do të ishte mesazh i mirë për të gjithë keqbërësit, në të kundërtën ata do të trimërohen për të vazhduar me probleme". /qik/telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori