Bashkimi Evropian ka hartuar versionin e ri të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve, sipas një diplomati të lartë të BE-së, duke folur në margjinat e Samitit të sotëm, BE-Ballkani Perëndimor.
Projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti, raporton reuters.
Ata shtuan se prisnin që dy palët të arrinin një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit, transmeton Telegrafi.
“Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale… Nuk është njohje e plotë…, por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, tha diplomati.
Kosova dhe Serbia u angazhuan në vitin 2013 për një dialog të sponsorizuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por deri më tani është bërë pak përparim. Marrëveshja me Kosovën mbetet një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.
“Pasi dëgjuam të dyja palët, ne riformuluam propozimin”, tha diplomati. Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh – kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”, tha ai.
Diplomati ka thënë se Kosova dhe Serbia “duhet të vazhdojnë angazhimin konstruktiv e të fokusohen në progres të pakthyeshëm drejt normalizimit”.
Shefi i politikës së jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar në këtë samit se Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar drafti i ri i propozimit, bazuar në planin e njohur si “franko-gjerman”.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thanë se mbeten të përkushtuar ndaj një dialogu të sponsorizuar nga BE-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare