LAJMI I FUNDIT:

Rëntgeni zbulon hajnin

Rëntgeni zbulon hajnin

Tinejxheri amerikan ka tentuar të fshijë keqbërjën e tij duke i gëlltitur vathët të cilët i kishte vjedhur, mirëpo kjo nuk i ka bërë punë. Është arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe i është nënshtruar kontrollit me rëntgen.

Policia amerikane ka arritur falë rrezeve rëntgen të gjej vathët që ky i ri i kishte vjedhur nga qendra tregtare “JCPenney” në Naples të Floridas.

Autoritetet kanë njoftuar se William Colburn do të paditet për vjedhje dhe fshehje të dëshmive. Zëdhënësi i policisë së Naples ka thënë se roja i qendrës tregtare e ka parë 18-vjeçarin Colburn se si nga vitrina po vidhte vathët dhe po i vendoste në bocën e ujit.

Kur Colburn e hetoi se roja po i afrohej, ai piu ujin, e bashkë me të edhe vathët.
Policia ka njoftuar se kontrolli me rëntgen ka dëshmuar se vathët gjenden në lukthin e të dyshuarit. Zëdhënësi nuk ka mundur të thotë nëse hajnit të ri do t’i duhet ndihma mjekësore.