LAJMI I FUNDIT:

Rënia në pus ia mori jetën zyrtarit policor nga Drenasi, flasin ata që e njohën

Rënia në pus ia mori jetën zyrtarit policor nga Drenasi, flasin ata që e njohën

Xhemajl Muja, zyrtar policor nga Drenasi ka humbur jetën në fshatin Gradicë. E sipas komunikatës së Policisë, arsye e vdekjes është bërë rënia në pus.

E bashkëfshatarët e tij janë shprehur të tronditur me vdekjen e papritur të Mujës.

Për shumë vite Xhemajl Muja i shërbeu Policisë së Kosovës.


Mirëpo, askush nuk do e mendonte se në një mëngjes ai do gjendej i vdekur në bunarin e shtëpisë së tij.

E këtë e kanë konfirmuar vetë Policia e Kosovës të cilët përmendin faktin që i ndjeri ishte edhe polic.

Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë.

Mirëpo, ata nuk e dinë se si fqinji i tij ka përfunduar në bunar.

Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit.

Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.

“Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja. Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK.

Xhemajl Muja gjatë luftës kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori