LAJMI I FUNDIT:

“Rene” fituesi kryesor i Dokufest 2009

“Rene” fituesi kryesor i Dokufest 2009

Të dielën mbrëma në Prizren përfundoi edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe Filmit të Shkurtër "DokuFest 2009".

Në mbyllje të festivalit u publikuan edhe fituesit e çmimeve të festivalit. Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të gjatë u vlerësua filmi "Rene" i regjisores Helena Trestikova nga Çekia.

Filmi për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër u shpall "Solitary Life of Cranes", u Eva Webber, nga Mbretëria e Bashkuar.

Filmi më i mirë i shkurtër u zgjodh "The Dinner"- i Karchi Perlman nga Hungaria.


Në Garën Ballkanike, filmi më i mirë u vlerësua "Sisters of Lilith" i Emel Çelebi nga Turqia.

Në Garën Kombëtare filmi më i mirë u shpall "Antena" i Gentian Koçit. Në Garën e Gjelbër filmi më i mirë u vlerësua "A Sea Change" i autores Barbara Etinger nga SHBA.

Çmimi për filmin më të mirë që trajton të drejtat e njeriut iu dha filmit "The Glass House" të autorit Hamid Rahmanian.

Çmimi i publikut i takoi filmit "Bloody Mondays & Strawberry Pies", të autorit Coco Shrijber, nga Holanda. Çmimi "DokuKids" iu nda filmit "Orgesticulanimus", të Matheu Labaye nga Belgjika.

Çmimi special "Sorra prize" iu nda filmit "Tik Tak" të Adea Grezdës. /qik/telegrafi/