Rëndësia e Prolaktinës – Dr. Agron Spahija shpalos funksionet e prolaktinës në sistemin riprodhues

Endokrinologun Agron Spahija ka folur rreth rëndësisë së prolaktinës, një hormon i hipofizës thelbësor për funksionimin e duhur të sistemit riprodhues si te burrat ashtu edhe te gratë. Dr. Agron Spahija ka treguar edhe gjendjet normale fiziologjike ku nivelet e prolaktinës rriten, shkaqet dhe pasojat e hiperprolaktinemisë, si dhe qasjet diagnostikuese dhe mjekuese për këtë gjendje.
Prolaktina, një hormon i prodhuar në adenohipofizë, luan një rol vendimtar në rregullimin e sistemit riprodhues në të dy gjinitë. Dr.Spahija thekson se nivelet e ngritura të prolaktinës konsiderohen normale gjatë gjumit, shtatzënisë dhe lindjes.
“Gjendjet normale fiziologjike në të cilat niveli i prolaktinës është i rritur janë gjumi, shtatzënia dhe lehonia. Jashtë këtyre gjendjeve çdo rritje e nivelit të prolaktinës në gjak konsiderohet patologjike dhe si e tillë ajo duhet të trajtohet”, thekson Spahija.
Tutje ai ka nënvizuar shkaqet e zakonshme të hiperprolaktinemisë, duke përfshirë situatat stresuese, medikamentet psikotrope dhe, rrallë tumoret e hipofizës, veçanërisht adenomat që sekretojnë prolaktinë.
“Shkaqet më të shpeshta të hiperprolaktinemisë janë situata stresuese, medikamentet në radhë të parë ato psikotrope si dhe tumoret e hipofizës në rastet më të rralla, adenomat sekretore të hipofizës të cilat në mënyrë autonome prodhojnë prolaktomën dhe shkaktojnë hyperprokaltonomi”, thotë Dr. Spahija.
Endokrinologun Agron Spahija thekson se hiperprolaktinemia mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin riprodhues si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Gratë siç shpjegon ai mund të përjetojnë cikle menstruale të parregullta, ënjtje të gjirit dhe rrjedhje jonormale, duke çuar në infertilitet. Tek meshkujt, hiperprolaktinemia mund të rezultojë në mosfunksionim erektil, ulje të dëshirës seksuale dhe zhvillim të gjinekomastisë (ënjtje të gjirit).
“Diagoniza e hiperprolaktinemisë vendoset duke e matur nivelin e prolaktinës në gjak me ç’rast mostra e gjakut merret nga pacienti pas një pushimi paraprak prej 15 deri 20 minutash. Kur vlerat e prolaktinës janë shumë të larta, dhjetë fishi i vlerave normale atëherë dyshohet në tumor të hipofizës dhe indikohet të bëhët edhe rezonancë magnetike e hipofizës’, thotë Spahija teksa shpjegon se si diagonostifikohet hiperprolaktinemia.
Tutje endrokrinologu Spahija shpjegon procesin e diagnostikimit të hiperprolaktinemisë, që përfshin matjen e nivelit të prolaktinës në gjak..
“Trajtimi i hyperprolaktinemisë shkon përmes agonistëve të dopaminës. Rezultate shumë të mira arrihen me përdorimin e kabergolinës në doza javore. Ndërsa sa i përket trajtimi të hyperprolaktinemisë të shoqëruar me tumore të hipofizës, trajtimi varet kryesisht nga përmasat e tumorit. Kur tumori është i vogël ka madhësinë nën 1 cm bëhet fjalë për mikroadenomë, në këto raste mjekimi shkon me agonist të dopaminës deh zgjat deri sa të shkrihet, përkatësisht zhduket tumori. Ndërsa në rast se tumori është i madh, ka madhësi mbi 1cm, bëhet fjalë për makroadenomë – në këto raste indikohet operacioni, pra largimi i tumorit me opercion”, thotë ai.
Krejt në fund Spahija shpjegon se operacioni për makroadenoma zakonisht kryhet në mënyrë endoskopike përmes hundës përmes rrugës transsfenoidale. Kjo qasje minimalisht invazive lejon heqjen e tumorit duke minimizuar dëmtimin e indeve përreth. Ndërhyrja kirurgjikale është jetike për rivendosjen e niveleve normale të prolaktinës dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet