LAJMI I FUNDIT:

Renault ndalon prodhimin në fabrikën e Moskës

Renault ndalon prodhimin në fabrikën e Moskës

Prodhuesi francez i veturave, Renault ka njoftuar se do të pezullojë punën në një fabrikë të montimit në Moskë javën e ardhshme për shkak të mungesës së pjesëve.

Prodhimi në Moskë do të pezullohet nga 28 shkurt deri më 5 mars për shkak të “ndryshimeve të detyruara në rrugët e logjistikës” që kanë shkaktuar mungesë pjesësh.

Prokurimi pengohet gjithashtu nga “kontrollet e zgjeruara kufitare në vendet tranzit”, shtuan ata.


Kompania nuk ka përmendur asnjë shtet, duke theksuar se po shqyrton mundësinë e rifillimit të prodhimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Rusia ka pezulluar operimin e anijeve tregtare në Detin Azov pas sulmit në Ukrainën fqinje dhe Ukraina ka mbyllur portet në Detin e Zi për tregti.

Situata ndërlikohet më tej nga mungesa globale e gjysmëpërçuesve, e cila është veçanërisht e goditur nga kompanitë e veturave. /Telegrafi/