LAJMI I FUNDIT:

Remenski: Konsideroj se procedura ndaj meje duhet të ndalohet

Remenski: Konsideroj se procedura ndaj meje duhet të ndalohet

Deputetja e LSDM, Frosina Remenski pas marrjes në pyetje në Prokurori shprehi beson se prokurorja Vilma Ruskovska do ta ndalojë procedurën kundër saj. Një vendim të tillë, Remenski e pret në bazë të dëshmive dhe deklaratave.

“Dhamë përgjigje dhe sqarime në pyetjet që mund të jenë arsye për hapjen e hetimit. Mendojmë se në bazë të dëshmive dhe deklaratave, Prokuroria Publike do të vlerësojë që të ndalohet procedura ndaj meje”, tha Remenski pas marrjes në pyetje te Ruskovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Remenski dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “larje parash”, për të cilat dyshohen pesë persona fizik, edhe atë zv.kryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare” Jasna Mandiq, babai i “Boki 13” Mile Jovajovski, asistentja e “Boki 13” Kristina Bllazhevska, si dhe vetë Bojan Jovanovski.


Remenski është pa pasaportë, ndërsa ka ndalesë edhe të dalë nga Shkupi, si masë e kujdesit, të cilat ia shqiptoi gjykata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori