LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i ri i kungullit më të madh

Rekordi i ri i kungullit më të madh

Kungulli më i madh i matur ndonjëherë në Austri peshon 447.5 kilogramë dhe në garën ndërkombëtare të mbajtur të dielën në Hartberg afër qytetit Graz ka fituar vendin e parë.

Beteja për vendin e parë këto vite ka qenë shumë e vështirë, pasi që fituesin, kultivuesin lokal Christoph Schieder, e ka rrezikuar seriozisht slloveni Janko Lovse kungulli i të cili ka qenë vetëm një kilogram më i lehtë.

Schieder me kungullin e tij gjigant ka thyer rekordin e vitit të kaluar austriak për 12.5 kilogramë më shumë.

Gara e kultivuesve të kungujve tradicionalisht mbahet nën përkujdesjen e organizatës Great Pumpkin Commonwealth (GPC), derisa këtë vit në konkurrencën më të ngushtë kanë qenë 45 garues nga shtete të ndryshme evropiane, prej të cilave asnjëra nuk ka pasur kunguj më të lehtë se 400 kilogramë.