LAJMI I FUNDIT:

Rekorderë në shtrëngim duarsh

Rekorderë në shtrëngim duarsh

Duke dashur që edhe emrat e tyre të gjendet në listën e njerëzve me arritje të jashtëzakonshme, dy meshkuj nga San Francisco kanë zgjedhur një nga rekordet “e lehta”, kanë kapur duart dhe i janë përveshur punës.

Në analet e arritjeve të njerëzve të mëdhenj janë shkruar edhe emrat e dy amerikanëve Kevin Whittaker dhe Cory Jens, të cilët kanë thyer rekordin botëror në shtrëngim duarsh, duke bërë ashtu për nëntë orë e gjysmë.

Me këtë aventurë të jashtëzakonshme ata kanë thyer rekordin prej nëntë orësh të cilin deri më tani e kanë mbajtur dy gjermanë, mirëpo Libri i Rekordeve Guinnes ende duhet të konfirmojë vlefshmërinë e këtij tentimi.

”Kam kërkuar disa rekorde të cilat janë më të lehta për tu thyer, dhe ky më është dukur bukur i thjeshtë”, thotë Whittaker.


Edhe rregullat e Guinnes janë po ashtu të thjeshta: ata që shtrëngojnë duart nuk janë të obligueshëm që të shikohen në sy e as të shkëmbejnë fjalë të kota, vetëm duhet të shtrëngojnë dorën e njëri-tjetrit dhe t’i lëvizin ato poshtë-lartë.

Këta dy rekorderë është dashur të përballën me pëllëmbë të djersitura të duarve dhe shtangim .

”Nuk ka qenë aspak zbavitëse. Jam i lodhur. Po më dhemb krahu. Dorën në zemër po shkaktonte bukur shumë dhimbje dhe nuk ishte aq e lehtë”, ka thënë Whittaker.