LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen gjyqtarët e rinj

Regjistrohen gjyqtarët e rinj

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar të gjithë të interesuarit se prej të mërkurës (dje) e deri më 15.112013 do të bëhet regjistrimi i kandidatëve të rinj për gjyqtarë fillestarë.

Të gjithë të interesuarit për t’u regjistruar si gjyqtarë fillestarë duhet të paraqiten në lokalet e shtëpisë së basketbollit kosovar, aty ku do të bëhet regjistrimi, raporton Tribuna.

Interesimi i gjyqtarëve të rinj pritet të jetë relativisht i lartë, dhe aftësimi i tyre do të ishte në të mirën e basketbollit kosovarë, pasi që Kosova ka nevojë për gjyqtarë cilësorë. /Telegrafi/