LAJMI I FUNDIT:

Regjisorja tërhiqet nga vazhdimet e “50 Shades of Gray”

Regjisorja tërhiqet nga vazhdimet e “50 Shades of Gray”

Sam Taylor-Johnson ka vendosur të mos jetë regjisorja e vazhdimeve të ardhshme të “50 Shades of Grey”.

Në një deklaratë për Deadline, regjisorja britanike ka njoftuar se nuk do të jetë ajo që do të bëjë dy seritë e ardhshme të filmit.

“Të isha regjisorja e ‘Fifty Shades of Grey’ ka qenë një udhëtim intensiv dhe i mrekullueshëm për mua, për të cilin u jam shumë mirënjohëse të gjithëve”, ka deklaruar Sam, citon Top Channel.


“Kam krijuar një marrëdhënie të afërt dhe afatgjatë me aktorët dhe producentët, por unë nuk do jem më regjisorja e dy filmave të tjerë”, ka shtuar ajo.

Akoma nuk është bërë e ditur se kush do e zëvendësojë regjisoren për dy filmat e ardhshëm. /Telegrafi/