LAJMI I FUNDIT:

Refuzon 100.000 funte

Refuzon 100.000 funte

Një studente e cila sapo ka diplomuar ka refuzuar një ofertë prej 100.000 funtesh për arsye se dëshironte të vazhdojë kursin e saj për suvatim.

Gemma McCoyd, e cila ka diplomuar në matematike ka refuzuar një ofertë luksoze për të punuar si sekretare në një firmë të madhe londineze.

Arsyeja që e ka refuzuar këtë ofertë ka qenë se 24-vjeçarja ka dashur të ndjekë një kurs të suvatimit, për të cilin ishte interesuar gjatë një kursi të artit të cilin e kishte ndjekur gjatë studimeve.

“Po ta kisha pranuar ofertën të punoja si sekretare do të fitoja 100.000 funte në vit, në vend se të fitoj më pak se 6.000 funte sa i marr tash. Disa njerëz më thonë se jam e çmendur, mirëpo unë duhet të punoj atë që dua se përndryshe do të pendohem. Nuk dëshiroja të ulesha në një zyrë të bezdisshme. Kjo është ajo që dua të bëj”, ka thënë Gemma për “The Sun”.