LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani?

Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani?

Valbona Zeneli dhe Joseph Vann

Kriza aktuale e refugjatëve dhe e emigracionit, më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore, është kthyer me shpejtësi në një nga çështjet më të diskutueshme të sigurisë evropiane. Ndërsa qeveritë e Bashkimit Evropian (BE) po mundohen të pranojnë dhe shpërndajnë refugjatët, duket se rrezja e tyre e vëmendjes është kryesisht e fokusuar në çështjen se si kjo krizë po prek në mënyrë të menjëhershme vendet e BE-së.

Logjistika e absorbimit të një numri të madh refugjatësh dhe emigrantësh nuk është e lehtë për asnjë nga vendet e destinacionit të tyre. Përpjekja për përgjigjet më të mira morale dhe ideologjike, që në disa raste kanë qenë shumë të diskutueshme, nuk është e lehtë në realitetin për t’i bërë ato të mundura. Megjithëse jemi dëshmitarë të sfidave të shumta me të cilat vendet e destinacionit po përballen në absorbimin e fluksit të lartë të emigrantëve, është e rëndësishme që të kujtohet se këto vende kanë një elasticitet shumë më të lartë në ekonomitë dhe institucionet e tyre, sesa vendet hyrëse apo të tranzitit të refugjatëve.


Vendet kryesore të destinacionit gëzojnë infrastrukturë të mirëzhvilluar dhe kanë histori të gjatë të sundimit të ligjit dhe të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe institucioneve të forta. Ndërsa vendet e BE-së po marrin masa të ashpra në lidhje me pranimin e azilkërkuesve, rezultatet e këtyre veprimeve do t’u ngrenë kurth emigrantëve të paligjshëm në vendet e hyrëse dhe të tranzitit.

Duke marrë parasysh karakteristikat aktuale të emigracionit të parregullt, efektet do të ndihen më ndjeshëm në pjesën jugore të Evropës. Ndërsa liderët e vendeve të Bashkimit Evropian po kërkojnë të gjejnë mënyra që të mbyllin dyert apo të kufizojnë valën e refugjatëve, veprimet e tyre ka të ngjarë që të shkaktojnë një reaksion zinxhir.

Një numër i lartë refugjatësh, azilkërkuesish dhe emigrantësh të paligjshëm janë bllokuar në vendet jashtë Bashkimit Evropian (si p.sh. Turqi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë), që shërbejnë si pika hyrëse dhe tranziti për të gjithë të përfshirët në këtë krizë emigracioni.

Për shkak të gjeografisë, Greqia është kthyer në portën hyrëse kryesore për në Evropë dhe BE, duke pritur më shumë se 850 mijë emigrantë të parregullt të regjistruar vetëm në vitin 2015, sipas Organizatës Botërore të Emigracionit. Kjo marrëdhënie shkak-efekt duhet të merret seriozisht në konsideratë nga politikëbërësit evropianë.

Nëse injorohet, do të krijonte potencialin që miliona refugjatë të destabilizonin ekonomitë thellësisht të stresuara të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar kushtet për një krizë të re refugjatësh, nga ai rajon. Në vlerësimin e modelit aktual të emigracionit, është e rëndësishme që liderët evropianë të mos e shohin krizën aktuale si të ngjashme në përvojat e kaluara. Emigracioni në Evropë në gjysmën e parë të shekullit të njëzet u shkaktua nga krizat ekonomike dhe nga luftërat botërore. Numri i madh i të vdekurve dhe shkatërrimi i përgjithshëm kishte ulur në mënyrë të ndjeshme popullsinë në moshë punë.

Ky ishte një faktor kryesor në formimin e karakteristikave të emigracionit të pasluftës, për shkak të kërkesës së lartë për fuqi punëtore imigruese. Edhe pse demografia e popullsisë së Bashkimit Evropian flet për një nevojë për punëtorë të huaj në afatgjatë, si qëllim forcimin e fuqisë punëtore në plakje, norma aktuale e papunësisë së përgjithshme është rreth 10 për qind. Kjo tregon se vendet e BE-së nuk janë të gatshme për të zgjeruar numrin e të papunëve, duke shtuar të tjerë nga grupi i refugjatëve, të cilët përtej të tjerave, kanë aftësi të diskutueshme për tregun e punës.

Për më tepër, në vendet e Evropës Jugore papunësia është dyfish më e lartë, duke arritur deri në 50 për qind ndër radhët e të rinjve. Karakteristikat aktuale të emigracionit, jo vetëm në Evropë, por edhe në Afrikë apo në Amerikën Latine, janë dukshëm të ndryshme nga valët e mëparshme emigruese. Në shekullin e 21-të, emigracioni është shkaktuar nga dëshpërimi në vendet e burimit, dhe jo nga kërkesat në vendet pritëse. Për të ndërlikuar edhe më tej këtë sfidë, është fakti që refugjatët dhe emigrantët nuk janë evropianë.

Kjo është e rëndësishme për shkak të planifikimit integrues, për shkak të identiteteve të tyre të ndryshme fetare dhe kulturore. Këto karakteristika vështirë- sojnë më shumë gjërat, sidomos në nivele të qeverisjeve vendore dhe rajonale, duke shtyrë autoritetet të jenë kundër pranimit të refugjatëve. Ndërsa vendet e BE-së do të kufizojnë hyrjet e emigrantëve drejt vendeve të tyre, duke e konsideruar këtë si një zgjidhje të krizës nga pikëpamja e tyre, ky do të ishte thjesht një iluzion dhe një gabim i madh.
Nëse nuk do të ketë zgjidhje praktike që zgjidh problemin e daljes së emigrantëve nga vendet e tyre të burimit, numri i tyre do të vazhdojë të rritet, edhe nëse tani e tutje ata do të mbeten të bllokuar në vendet hyrëse dhe ato të tranzitit.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rruga e Ballkanit Perëndimor është tashmë rruga më e përdorur për hyrjen në Evropë të emigrantëve. Ajo është kthyer në një korridor nga Greqia, në Maqedoni dhe më pas përmes Serbisë në kufijtë me Hungarinë dhe Kroacinë. “Rruga e Ballkanit” është gjithashtu e njohur edhe si një nga rrugët kryesore për trafiqe kontrabande dhe ngarkesa të paligjshme drejt dhe jashtë Evropës.

Kjo krijon një dimension të shtuar për problemin. Kontrabanduesit dhe trafikuesit e qenieve njerëzore kanë qenë të shpejtë në përdorimin e rrjeteve të tyre dhe të ndërmarrjeve kriminale për të përfituar nga kjo situatë. Pra thjesht mbyllja e kufijve dhe bllokimi i emigrantëve nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Për këtë arsye është e nevojshme një strategji bazë gjithëpërfshirëse evropiane, me politika të mirëmenduara, të cilat mbështesin thirrjen për një “përgjigje kolektive” ndaj kësaj krize. Vendet e tranzitit duhet të jenë lojtarë aktivë në tryezë për shkak të gjeografisë së tyre dhe faktit se ekonomitë e tyre janë shumë të brishta, që të mbajnë kostot politike dhe ekonomike të lidhura me refugjatët dhe emigrantët.

Mësimi për t’u nxjerrë është se kjo krizë nuk u shfaq papritur, si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore katastrofike. Në fakt, kjo krizë është rritur në vite, gjatë të cilave vendet e BE-së kanë demonstruar dështime në vlerësimin e përmasave të problemeve në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, duke lënë pas dore strategjitë proaktive për t’u marrë jo vetëm me konsekuencat, por edhe me shkaqet bazë të krizës.

Nuk duhet të ketë asnjë iluzion në lidhje me kostot ekonomike dhe psikologjike të krizës aktuale të emigracionit në Evropë, e cila me shumë të ngjarë do të vazhdojë dhe do të ndihet për një gjeneratë apo më shumë.

(Marrë nga The Globalist. Valbona Zeneli dhe Joseph Vann janë profesorë të studimeve të sigurisë në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”)

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori