LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët bllokojnë një stacion trenash në Greqi, kërkojnë t’ju hapet rruga tokësore për në Gjermani (Foto)

Refugjatët bllokojnë një stacion trenash në Greqi, kërkojnë t’ju hapet rruga tokësore për në Gjermani (Foto)

Greqia iu ka kërkuar qindra refugjatëve , të mbledhur në një fushë afër kufirit verior, të largohen për në vendbanimet e tyre, përndryshe do të pësojnë sanksione.

Disa grupe njerëzish, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, janë mbledhur sot në kampin e refugjatëve në Diavata, që ndodhet pranë Maqedonisë Veriore, transmeton Telegrafi.

Që nga mëngjesi i si martës, më se 100 tenda janë vendosur në atë zonë, nga disa raportet të shpërndara në rrjete sociale, se është hapur rruga tokësore dhe lejohet kalimi, që nga fillimi i muajit prill.


Në Athinë, një grup prej 50 refugjatësh e kanë bllokuar një stacion trenash, duke thirrur ‘hapni kufijtë për në Gjermani’, derisa policia u detyrua të përdorë forcën.

Gjatë kohës së qëndrimit të tyre, është ndaluar shërbimi i trenit, derisa sa ata janë shpërndarë. /Telegrafi/