LAJMI I FUNDIT:

Reduktimi i KFOR-it varet nga situata

Reduktimi i KFOR-it varet nga situata

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung ka deklaruar se, deri në fund të këtij vitit pritet të merret vendimi për përfundimin e misionit paqësor të Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa ka shtuar se, edhe në Kosovë do të zvogëlohet numri i trupave, nëse situata në terren lejon një gjë të tillë.

“Gjendemi në shkallën e fundit të reduktimit të ushtarëve në Bosnje”, ka thënë Jung gjatë inspektimit të ushtarëve në një kazermë në Gjermani. Ai ka shtuar se, nëse lejon situata një gjë të tillë, atëherë në fund të vitit, numri i ushtarëve në Kosovë do të zvogëlohej nga 14.000 në 10.000.

Kohë më parë, Jung kishte deklaruar në Bruksel se llogarit në zvogëlimin e numrit të ushtarëve të trupave paqeruajtëse në Kosovës. Në Kosovë aktualisht ndodhen 2.000 ushtarë gjermanë, që pas angazhimit në Afganistat, paraqet angazhimin më të madh të Bundesëerit jashtë Gjermanisë. /Telegrafi/