LAJMI I FUNDIT:

Receta bukurie nga Monica Bellucci

Receta bukurie nga Monica Bellucci

Aktorja më seksi e të gjitha kohëve, Monica Belucci, ka publikuar disa “sekrete” të vogla të bukurisë së saj, të cilat, siç thotë ajo, i mësoi nga gjyshja e saj.

Bellucci është sikur vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Edhe pse është në moshën 48 vjeçare aktorja italiane Monica Belluci aspak nuk turpërohet që të shfaqë trupin e saj. Të gjitha femrat, do të ishim të lumtura nëse do të kishim lëkurën e saj, pasi të kalojmë të 40-at. Ndaj për t’ia arritur këtij qëllimi, po publikojmë sot disa “sekrete” të vogla të bukurisë së saj, të cilat, siç deklaroi aktorja e madhe, i mësoi nga gjyshja e saj:

* për të shmangur erën e keqe të gojës, përtypni gjethe të freskëta dhiozme.

* përgatisni vetë në shtëpi një losion për të fshirë makijazhin, duke përdorur qumësht ose kos. Vendosni një sasi të vogël në pak pambuk dhe lyeni me të gjithë fytyrën. Pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë.


* për të “shuar” pikat e zeza në fytyrë, prini një fetë domateje dhe vendoseni në vendet ku keni më shumë; pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

* nëse keni probleme me aknet, kamomili është zgjidhja e duhur. Pasi ta keni zier mirë, kullojeni dhe lëreni të ftohet, derisa të jetë në temperaturën e dhomës dhe pastaj lyeni fytyrën. Këtë veprim kryejeni çdo ditë për rreth dy javë dhe do të keni rezultat të kënaqshëm.

* nëse thonjtë tuaj thyhen lehtë, rrihni mirë një të verdhë veze, hidheni në një tas dhe mbajini gishtat aty për 5 minuta.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori