LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe Ipeshkvia e Kosovës

Reagon edhe Ipeshkvia e Kosovës

Ipeshkvia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me deklarimet e imamit Shefqet Krasniqi për Nënën Terezë – ndërsa e ka siguruar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, për gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke u bazuar në tolerancën fetare dhe vlerat e ndërsjella për mirëqenien në paqe të shoqërisë sonë.

"Jemi të shqetësuar që kohëve të fundit po shpeshtohen zërat e lig, që po mundohen të njollosin trashëgiminë tonë të përbashkët shumë shekullore, si dhe figurat e çmuara të kombit tonë. Edhe më tepër na trishton fakti kur një gjë e tillë buron nga shërbëtorë e Zotit, që provojnë të zhvlerësojnë gjithçka që nuk i përket fesë së tyre. Absurditeti i gjithë kësaj u dëshmua edhe ditëve të fundit me deklaratat e imamit Shefqet Krasniqi. Ne, nuk na brengos shumë konstatimi i Zotërisë në fjalë, por guximi i tij i paskrupullt që të fyejë figurën më të ndritur të Kombit tonë të Lumturën Nënë Terezën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ipeshkvisë të nënshkruar nga Don Agim Qerkini, sekretar.

Ipeshkvia e Kosovës, thekson se është prekur thellësisht me deklarimet e pabaza dhe qëllimkëqija të imamit Krasniqi, dhe ngre zërin e vet duke i dënuar ashpër ato dhe, deklarimet e çdokujt, që tenton të mbjellë urrejtje, ndasi dhe përçarje mes vëllezërve.

Në anën tjetër, Ipeshkvia ka vlerësuar distancimin e myftiut Naim Tërnava nga ky rast, si dhe thirrjen në përgjegjësi të imamit të papërgjegjshëm, me shpresë se gjëra të tilla nuk do të përsëriten.


Njëherësh, Ipeshkvia e Kosovës i ka ftuar të gjithë ata që janë ndier të fyer, të lënduar dhe të përbuzur me deklarimet e Krasniqit, që mos të bien pre e sfidave qëllimkeqe dhe negative. /QiK/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori