LAJMI I FUNDIT:

Reagon ambasada amerikane: Financimet e fshehta ruse, kërcënim për demokracinë

Reagon ambasada amerikane: Financimet e fshehta ruse, kërcënim për demokracinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua këtë të enjte me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike, si Damian Gjiknuri nga PS, Jorida Tabaku nga PD dhe Monika Kryemadhi nga Partia e Lirisë.

Edhe pse nuk u prononcua për gazetarët pas takimit, në një reagim të ambasadës u zbuluan detaje nga biseda.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


“Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, shton ambasada.

Ambasadorja amerikane takon përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, përcjell shqetësimin e SHBA-ve për financimet e huaja
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane takon përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, përcjell shqetësimin e SHBA-ve për financimet e huaja

Takimi u mbajt një ditë pasi në një raport të inteligjencës amerikane mbi paratë ruse në partitë politike në Europë, u përmend edhe rasti i 500 mijë dollarëve të kaluara nga Rusia drejt Partisë Demokratike në vitin 2017.

Kreu i atëhershëm i PD, Lulzim Basha, i hodhi poshtë pretendimet, por anëtarë të tjerë të partisë bënë thirrje për transparencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori