RDK-ja reagon ndaj bllokimit të xhirollogarive të qytetarëve të Maqedonisë për shkak të taksës radiodifuzive

Përmes një njoftimit dërguar Telegrafit Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) reagon ashpër rreth ”tentimit të shtetit për të filluar të mbledh haraçin nëpërmes Drejtorisë së të Hyrave Publike duke publikuar listën e gati 5% të popullatës së shtetit, të gjith persona fizik, që u është shqiptuar vendimi për bllokim të xhirollogarive”.
Në reagimin e RDK-së mes tjerash thuhet se ”bllokimi i 85 mijë xhirollogarive të personave fizik për mospagesën e taksës radiodifuzive është një çmenduri e paparë dhe kërkon reagim urgjent, sidomos nga ana e Avokatit të Popullit, në mbrojtje të popullatës që janë duke u rrjepur nga ana e organeve të shtetit. Pafuqia e shtetit për të siguruar fonde për Radio Televizionin e Maqedonisë nuk mund të paguhet nga ana e popullatës së ngratë që edhe ashtu jeton në kushte mizore.
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se bllokimi i xhirollogarive të 5% të popullatës është antiligjore dhe Avokati i Popullit, sëbashku me organizata tjerra, duhet urgjentisht të dalin në mbrojtje të popullatës.
Shteti, duke luajtur rolin e mbrojtësit të pakompromistë të Radio Televizionit të Maqedonisë, në emër të popullit detyron njerëzit të paguajnë taksë radiodifuzive, edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve nuk gjenden fare në shtëpitë e tyre. Një pjesë e madhe e mërgimtarëve detyrohen të paguajnë taksë radiodifuzive, dhe u bllokohen xhirollogaritë, edhe pse ata me vite nuk qëndrojnë në vendlindje.
Në të njëjtën kohë, përshkak të mosazhurimit të të dhënave, Drejtoria e të Hyrave Publike sjell vendim për pagesë të taksës dhe bllokim të xhirollogarive edhe për njerëz që kanë ndru jetë para shumë vitesh. Gjithashtu Drejtoria e të Hyrave Publike detyrojn të paguajnë taksën Radio Difuzive dhe bllokon xhirollogarite e më tepër anëtarëve të një familjeje.
Detyrimi të paguajsh një taksë për një shërbim që një pjesë e madhe e popullatës nuk e shfrytëzon asnjëherë këtë shërbim, mund të intepretohet vetëm si komunizëm nga ana e shtetit duke tentuar të mbledh haraçin, dhe e gjitha në kurriz të popullatës. Për këtë arsye, Avokati i Popullit, sëbashku me organizatat tjerra, duhet urgjentisht të dalin në mbrojtje të popullatës, dhe jo të mbrojnë shtetin për pafuqinë e tyre për të siguruar fonde për Radio Televizionin e Maqedonisë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës