LAJMI I FUNDIT:

Rashica kthehet në Gjermani

Rashica kthehet në Gjermani

Mesfushori i Llamkos Kosovës, Milot Rashica, është kthyer në Gjermani, ku do të zhvillojë fazën e fundit të shërimit, pas lëndimit që e kishte pësuar javë më parë. Rashica deri para disa javësh ishte në Gjermani, në Hannover ku ishte operuar dhe më pas ishte kthyer në Kosovë që të mbyllë rikuperimin e tij.

“Tash jam në Gjermani ku pritet të zhvilloj terapinë e shërimit dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehem në terren”, tha talenti vushtrrias. Sipas tij, ai tashmë e ka kryer punën me mjekë dhe u mbetet terapeutëve që të vendosin për kthimin e tij.

“Nuk kam punë me mjekë, por me terapeutë, pasi që prej tyre varet edhe kthimi im. Nuk ka datë të saktë, por mendoj se kjo mund të ndodhë në 3-4 javët e ardhshme”.

Rashica njëri prej lojtarëve më të talentuar në Kosovë pritet ta vazhdojë karrierën me Hannoverin, i cili edhe është përkujdesur për shërimin e tij. /Zëri/Telegrafi/