Raporti i “Freedom House”: Maqedonia e Veriut mbetet vend “pjesërisht i lirë”

Maqedonia e Veriut në raportin e fundit të “Freedom House” të titulluar “Liria në botë 2023”, ka indeks vjetor të lirisë prej 68 nga njëqind pikë të mundshme, që është përmirësim për një pikë indeks në krahasim me vitin e kaluar. Maqedonia e Veriut mbetet vend pjesërisht i lirë.
Në mesin e 54 vendeve pjesërisht të lira, nga 195 vende në total për të cilat flet raporti, organizata rendit vendet e rajonit, Shqipërinë, Kosovës, Serbinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo e fundit, sikurse nënvizohet në raport, konfirmoi në pushtet liderët nacionalistë të rrënjosur joliberalë. Serbia renditet në listën e vendeve që kanë pësuar një rënie dramatike të lirisë gjatë 10 viteve të fundit.
“Në Hungari dhe Serbi, liderët nacionalistë të rrënjosur joliberalë u ripohuan në pushtet. Kryeministri hungarez Viktor Orbán mundi frontin e bashkuar të opozitës, duke fituar mandatin e katërt radhazi, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç siguroi një mandat të dytë pesëvjeçar pas një dekade në qeverisje”, nënvizohet në raport.
Lufta për demokraci mund t’i afrohet një pike kthese, nënvizon raporti. Hendeku mes numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme për vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë gjatë 17 viteve të përkeqësimit global. Sipas Freedom House, 34 vende bënë përmirësime dhe numri i vendeve në rënie, në 35, ishte më i vogli i regjistruar që nga fillimi i modelit negativ.
Po ashtu, në raport thuhet se shkelja e lirisë së shprehjes ka qenë prej kohësh një shtytës kryesor i rënies demokratike globale. Në raport, theksohet se në 157 vende dhe territore gjatë 2022, liria e medias u vu në presion.
“Rezultatet për një tregues të lidhur me lirinë e shprehjes personale kanë rënë gjithashtu gjatë viteve në mes të pushtimeve më të mëdha të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimi dhe stimujt për të vetëcensuruar si në internet ashtu edhe jashtë saj”, thuhet në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët