LAJMI I FUNDIT:

Raportet Kosovë-Serbi duhet të normalizohen

Raportet Kosovë-Serbi duhet të normalizohen

Bashkimi Evropian pret normalizimin e marrëdhënieve në mes të vendeve të Ballkanit, ka deklaruar për mediat serbe ambasadori francez në Beograd, Jean Francois Terral.

"Nuk mund të paramendojmë që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë përparimin me konflikt të përhershëm. E kemi EULEX-it dhe ky mision është vendosur nën ombrellën e Komeve të Bashkuara si (faktor) i rëndësishëm për zvogëlimin e tensioneve dhe normalizimin e raporteve në rajon”, ka thënë Terral.

Terral ka përsëritur qëndrimin e shefit të diplomacisë franceze për perspektivën e Serbisë dhe të Ballkanit në Bashkimin Evropian, mirëpo fillimisht ka thënë se duhet të normalizohen raportet në këtë pjesë të Evropës. /Telegrafi/