LAJMI I FUNDIT:

Ramushi përforcon Ferizajn

Ramushi përforcon Ferizajn

Ferizaj i ka përforcuar radhët e veta me një futbollist të njohur e me përvojë, me të cilin shpreson të këndellet, pasi po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Fjala është për Ismet Ramushin, i cili së fundmi ka luajtur për Dritën e Gjilanit, por qe ditëve të fundit ka ushtruar në Ferizaj, klub ky i cili tani e ka zyrtarizuar sulmuesin si përforcim.

“Zyrtare: Ne si klub e kemi transferuar sulmuesin e Dritës, Ismet Ramushin. Ai ka filluar punën në klubin tonë qe dy ditë. Ai është i kënaqur që është pjesë e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e klubit kaltër e bardh, transmeton Zëri.

Ferizaj aktualisht është në vendin e fundit të renditjes tabelore, me tri pikë të tubuara, pas një fitoreje e gjashtë humbjeve. /Telegrafi/