LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj takohet pas dhjetë vitesh me Fadil Berishën: Je shembull fantastik i një shqiptari

Ramë Lahaj takohet pas dhjetë vitesh me Fadil Berishën: Je shembull fantastik i një shqiptari
Ramë Lahaj dhe Fadil Berisha (Foto: Instagram/ramelahaj)

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Meqë udhëton në vende të ndryshme të botës, nuk janë të pakta rastet kur Lahaj takohet me emra të njohur e mjaft të suksesshëm.

Së fundmi, ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale derisa tregon se është takuar me fotografin e famshëm, Fadil Berishën pas dhjetë vitesh.


Ramë Lahaj (Foto: Instagram/ramelahaj)

“Saktësisht para 10 vjetësh, isha për herë të parë në New York, ku studioja e Fadilit ishte shtëpi e hapur për çdo artist shqiptar, dhe jo vetëm. Po ashtu, sot pas 10 vjetësh e gjej studion e tij si ambasadë e fole për artistët, që vazhdon të ketë ngrohtësinë e një shtëpie të dytë. I dashur Fadil, në emrin tim personal, por edhe në emër të artistëve që kaluan nëpër duar tua të arta, për të jetuar më pas, të them se ti je heroi ynë dhe të duam pamasë. Ti je shembull fantastik i një shqiptari që pa shumë zhurmë ke bërë shumë për shqiptarin dhe komunitetin, madje jo vetëm në botën e artit por edhe për humanitetit”, janë fjalët e Lahajt.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor që tenori ka publikuar ishte “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/ByYDhqOl6Y5/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori