LAJMI I FUNDIT:

Ramadani në prova te Dortmundi dhe Bochumi

Ramadani në prova te Dortmundi dhe Bochumi

Qe disa ditë Fatlum Ramadani i ka ndërprerë ushtrimet me Llamkos Kosovën. Kjo pasi mesfushori me tipare sulmuese ka dal jashtë shtetit, me qëllim që të gjej angazhim në ndonjë ligë të huaj. 18 vjeçari para pak ditësh ka udhëtuar drejt Gjermanisë, për të kërkuar angazhim në ndonjë klub gjerman. Siç raporton Arena, prishtinasi i ka siguruar provat në dy klube të njohura gjermane.

Sipas burimeve, Ramadani fillimisht do të testohet në skuadrën e Bundesligës 2, pastaj në atë të Bundesligës, Borussia Dortmund. “Fatlumi është në Gjermani. Ai ka shkuar për t’u provuar në Bochum dhe Borussia Dortmund, me shpresa të mëdha për të mbetur në ndonjërën prej tyre”, tha një burim. Në anën tjetër, gazeta ka provuar të kontaktoj me lojtarin, por kjo ishte e pamundur. Sidoqoftë, Ramadani goxha moti ka filluar të kërkoj angazhim jashtë vendit.

Më moti ai ishte pjesë e klubit të njohur belg, Gent, te i cili pati qëndruar rreth gjashtë muaj. Përndryshe, Ramadani konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në Kosovë. Ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Prishtinës, derisa sivjet e ka ndihmuar Llamkos Kosovën që ta përmbyll sezonin vjeshtor në vendin e parë të tabelës së Superligës. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori