LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon çfarë i tha Erdogan kur e takoi për herë të parë: Do të të them vëlla kur ti të meritosh respektin e popullit tënd

Rama tregon çfarë i tha Erdogan kur e takoi për herë të parë: Do të të them vëlla kur ti të meritosh respektin e popullit tënd

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të reja në Laç, tregoi disa nga momentet e veçanta për të nga takimet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë se ishte i ndrojtur atëherë, pasi Erdoganin e kishte parë vetëm në televizor.

“Dua të flas shkurt, sot dua të tregoj një episod që nuk për ta harruar kurrë nga takimi i parë fare me presidentin, i cili ishte kryeministër atëherë. Isha i ndrojtur se e njihja vetëm nga tv, dhe ju e dini që nga aty nuk duket shumë i qeshur, dhe kur u takuam më shikonte po nuk buzëqeshte, unë atëherë nuk isha bërë ende kryeministër dhe më thotë: dëgjo, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk, unë dëshiroj që të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”, tha Rama.


Rama tregoi më tutje edhe për dyshimet që shumë në arenën ndërkombëtare kanë për miqësinë e tij me presidentin.

“Pastaj ju e dini vazhdimin, unë jam krenar që mund ta quaj mik veten të Erdogan, madje një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë, tha a është e vërtet që jeni miku i tij, dhe e keni vërtet. I thashë jo , e kam shumë mik, nuk e kam mik. E kam frikë këtë përkthyesin , se nuk e di si më përkthen, po nuk kam rrugë tjetër se jam në moshë të thyer për të mësuar turqisht. Por dua të them se kam privilegjin të jem prej vitesh në këtë detyrë, dje kam takuar shumë.

I kam takuar të gjithë burrat e mëdhenj, dhe shpesh herë janë kuriozë të dinë se ç’është kjo miqësi e madhe mes nesh,nga vjen kjo gjë, dhe priren ta shohin si konspiracion, jo Turqia otomane, jo xhami, etj, kurse unë u them: presidenti thotë atë që bën dhe bën atë thotë. Më besoni nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që Po e kanë po , dhe jo-në, jo”, tha Rama. /TopChannel/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori