Në një deklaratë për media nga Spitali i Traumës, ku vizitoi të plagosurit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dita e sotme do të shënohet si një ndër ditët më të këqija për popullin shqiptar.
Rama u shpreh se të gjithë ata që i kanë ardhur në ndihmë qytetarëve, janë heronj të kësaj dite.
“Kjo ditë është me e keqja që kurse nuk mbahet mend për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar. Fatkeqësisht janë humbur jetë njerëzish. Por kjo ditë ka pasur edhe lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuar. Kjo ditë ka qenë dita e gjithë atyre njerëzve të zakonshëm që me uniformën e Policisë së Shtetit, FA, zjarrfikësve, apo edhe uniformën e trupave speciale të ardhura nga Kosova kanë qenë të gjithë heronj të kësaj dite. Bluzat e bardha që në ditët me diell jemi mësuar t’i përgojojmë pa hesap, sot kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të shpëtuar njerëzit, për të kuruar plagë dhe trauma”, tha ai.
Rama thekson se bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, sepse ende ka persona nën rrënoja, por shpreson që ata të dalin të gjallë.
“Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuar nga rrënojat, ku ende shpresojmë që të marrin frymë njerëz që do t’i nxjerrim. Sa e rëndë aq edhe e mbushur me emocione është solidariteti i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe i miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë me një frymë”, theksoi kryeministri Rama.
Ndryshe zyrtarisht bëhet e ditur se 21 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë, kurse 45 persona janë nxjerr të gjallë nga rrënojat./Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze