LAJMI I FUNDIT:

Rama takohet me Papandreun

Rama takohet me Papandreun

Kryetari socialist, Edi Rama shkon të premten në Greqi, në krye të një delegacioni që do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve të Partisë Socialiste Evropiane. Rama pritet të takohet në Athinë me kryeministrin grek dhe kryetar i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, por edhe me liderë të tjerë të partive të majta evropiane.

Konferenca e liderëve socialistë evropianë do të diskutojë lidhur me të ardhmen e BE-së, por pritet që në konferencat për shtyp, të planifikuara gjatë konferencës sot edhe nesër, të ketë edhe deklarata e qëndrime për situatën politike në Shqipëri.

Ende nuk ka një agjendë të përcaktuar për takimet e kreut socialist, por burime zyrtare të PS-së të cituara nga Gazeta Shqiptare, thonë se do të diskutojë me kreun e PASOK-ut, Papandreu dhe me partnerët e PS-së, që kanë një rol të rëndësishëm edhe në Parlamentin Evropian.

Deri më tani të majtët evropianë kanë mbështetur qëndrimet e opozitës, kanë kritikuar vrasjet e 21 janarit dhe kanë kërkuar që qeveria të respektojë institucionet kushtetuese për vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes. /Telegrafi/