LAJMI I FUNDIT:

Rama: Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar

Rama: Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë.

Rama thotë se brenda një javë janë adaptuar 30 qenë endacak, transmeton Telegrafi.

“Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qenë endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit”, ka deklaruar Rama.


Ai ka falënderuar qytetarët për interesimin e shprehur për adoptimin e qenve.

“Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, shton Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori