LAJMI I FUNDIT:

Rama: PD tenton të luftojë reformën, po sulmon edhe ambasadorin e SHBA-ve

Rama: PD tenton të luftojë reformën, po sulmon edhe ambasadorin e SHBA-ve

Duke marrë fjalën në seancë plenare, kryeministri Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se po bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi, duke zgjedhur të sulmojë, sipas tij, edhe ambasadorin amerikan. Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar edhe kërkesën e opozitës për referendum për ligjin e mbetjeve.

“Një referendum do të ishte i sinqertë nga PD nëse do të ishte një referendum për të përzënë Ambasadën Amerikane nga Shqipëria. Megjithatë, kjo është diçka që zëmra mund t’jua dojë por gjunjët nuk jua mbajnë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se, “kazani më i madh i mbeturinave, korrupsionit, krimit dhe mafias është sistemi i drejtësisë”.


“Dhe sot jemi këtu një ditë pasi PD i ka shpallur luftë reformës në drejtësi dhe ka marrë haptazi anën e kazanit. Dje, pasi erdhi këtu më 21 korrik dhe votoi me pahir reformën kushtetuese, depozitoi në gjykatë rrëzimin e vetting-ut, sistemit që do të pastrojë kazanin e sistemit të drejtësisë nga plehrat”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, “sot agjenda e Kuvendit është vazhdimi i kësaj reforme, do apo nuk do PD, voton apo nuk voton PD”.

“Dihet botërisht që fati i reformës, por edhe i procesit historik për hapjen e negociatave me BE lidhet me 7 ligjet. Njëri ligj, më kryesorin, e çuan dje në Gjykatën Kushtetuese, në aleancë të hapur me korrupsionin, krimin dhe mafian që mban peng drejtësinë”, ka vijuar Rama.

Sipas tij, PD, “ligjet e tjera që reflektojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe hapin rrugën e zbatimit të normave të reja kushtetuese i ka ndarë si me lugë, ku thonë këtë mund ta hamë, këtë nuk duam ta prekim me dorë”.

“Jeni një qenie që tmerrohet nga fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi. Ta pengojmë me çdo kusht, edhe duke sulmuar edhe ambasadorin e SHBA”, ka shtuar Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori