LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk tërhiqemi nga demonstrata

Rama: Nuk tërhiqemi nga demonstrata

Kryetari i opozitës Edi Rama tha të martën në mbrëmje se opozita nuk do të tërhiqet nga demonstrata e të premtes.

Në një intervistë për News 24, Rama tha se opozita nuk do të tërhiqet nga demonstrata- homazh për viktimat e demonstratës së të premtes së një jave më parë.

Deklaratat e Ramës u bënë pas takimit të krerëve të opozitës së bashkuar në tryezën, e cila u thirr pas takimit të kryetarit të opozitës me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, nga i cili nuk pati asnjë deklaratë për media. /Telegrafi/