Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e megjithatë Kosova e ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë në Ukrainë së bashku me homologun malazez, Dritan Abazoviq.
Rama tha se pesë shtete të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të gjitha e mbështesin Ukrainën në këtë luftë, duke përfshirë edhe Serbinë, e cila mbetet vendi i vetëm në Evropë që në të vërtetë nuk i ka vënë asnjë sanksion Rusisë.
“Ballkani Perëndimor ka 5 vendeve në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje. Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjmë të gjithë me mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të çka jemi e çka përfaqësojmë ne. Është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama, transmeton KP.
Rama deklaroi se Shqipëria mbështet kërkesën e Ukrainës që Bashkimi Evropian t’i japë statusin e vendit kandidat.
“Gjendemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë të kërkesës që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Bashkë me Dritanin dhe Dimitrin, jemi të lumtur të bashkojmë emrat tanë me tuajin, në këtë deklaratë të përbashkët”, tha Rama.
Rama njëkohësisht shprehu solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës.
Ai tha se kishte hezituar të vizitonte Kievin, pasi, siç u shpreh ai, përmasat e tmerrit janë të skajshme dhe mundësitë që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk janë aspak të mjaftueshme.
“Por në të njëjtën kohë, nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës suaj e të humbnim këtë moment me Ju. Ju jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit, që më parë e kemi parë përmes fotove”, deklaroi Rama.
Kryeministri Rama shprehu mbështetjen e plotë për dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, ndërsa theksoi se edhe Shqipëria është plotësisht e angazhuar ndaj rrugëtimit europian, pavarësisht se BE nuk e ka mbajtur fjalën.
“Nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta nuk do të ndjehemi mirë që realizon diçka për Ukrainën. Jo nuk është kështu! Këto janë dy çështje krejtësisht të ndara. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me BE-në dhe ky nuk është sekret. Por ndërkohë, jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit europian jo për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm”, tha Rama.
Kryeministri foli dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
“Jam krenar të ndaj me Ju edhe publikisht që Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe bashkënismëtare me SHBA për rezolutat për Ukrainën është tejet e privilegjuar t’i japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për një paqe të drejtë”, deklaroi kryeministri.
Rama edhe në takimin me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal në kuadër të vizitës së tij në Kiev kërkoi që Ukraina të konsiderojë njohjen e Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Kosova e meriton një gjë të tillë, pasi nuk mbetën peng i së shkuarës.
“Ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë, ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbetën peng i së shkuarës për të kujtuar sesi u soll Ukraina kur Kosova sulmohej. Kjo do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik evropian”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Politikanët shqiptarë në RMV, urojnë besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk