Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.
“Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama.
Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.
“Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama risolli në kujtesë ngjarjet e 14 tetorit të dy viteve më parë, në stadiumin e Beogradit, ku luhej ndeshja mes dy kombëtareve, kur droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe u ul mbi stadium.
Rama tha se të gjithë e mbajnë mend mirë atë atmosferë, por theksoi ai, tashmë marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë zhvilluar në drejtimin e duhur, duke synuar të krijohet një raport pozitiv për popujt e të dy vendeve.
“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar në drejtimin e duhur. Nëse ne arrijmë të krijojmë një treg rajonal, do t mund t’i japim më shumë mundësi zhvillimi vendeve tona. Po kështu mund t’i kthejmë kufijtë në ura që na bashkojnë. Duhet t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Sfida jonë më e madhe, jo të bëjmë bizneset bashkë, sepse kjo ndodh në mënyrë të ndryshme nga rrjedhat e politikës. Sfida jonë është si ta përçojmë këtë hap te administrata, që ajo të jetë në funksion të bizneseve. Duhet të sillemi me njëri-tjetrin, ashtu siç duam të sillemi nesër në hapësirën e BE. Duhet të fitojmë kohë pa hyrë ende në Union. Duhet ta kthejmë administratën ne mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes”, u shpreh kryeministri Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare