LAJMI I FUNDIT:

Rama: Meta e Berisha duan kaos dhe shthurjen e Shqipërisë

Rama: Meta e Berisha duan kaos dhe shthurjen e Shqipërisë

​Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po flet në seancën plenare ku po diskutohet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta. Shefi i ekzekutivit shqiptar tha sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal dhe të papërgjegjshëm të presidentit.

Rama tha se Shqipëria është treguar shumë bujare me Ilir Metën së cilit ia ka besuar postet më të rëndësishme ende pa mbushur të pesëdhjetat.

“Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria, kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori edhe kryeministër, kryetar kuvendi, edhe president republike. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësitë të rilind i penduar, i kthjelluar. Kujt përpara se Ilir Metës i takon të pyesë veten se çfarë mund të bëj që t’ia lajë detin me borxhe që i ka Shqipërisë, që t’ua lajë shqiptarëve pa dallim lumin me borxhe, që t’ua lajë socialistë e zgjedhësve të mijë borxhet e të gjitha moteve e rasteve kur më kanë mbështetur mua, më kanë falur zullumet e mija”, deklaroi Rama.


Kryeministri deklaroi se Ilir Meta me pangopësinë e tij të pashpjegueshme nuk do ndihej mirë sikur të shpallej edhe mbret i të gjithë shqiptarëve.

Rama tha se Meta me Sali Berishën e gënjejnë veten se mund ta rrënojnë atë nga pushteti me molotëvet e Bashës dhe mallkimet e Kryemadhit.

Duke u kthyer tek data e zgjedhjeve, kryeministri shqiptar tha se po bëhemi dëshmitarë të një tjetër zarari të madhe dhe të kot e të dëmshëm.

“Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën, anuloi zgjedhjet. Për të gjithë ata që duan të logjikojnë mbi këtë situatë: Çfarë interesi vetjak, personal kam unë nga bindja që kjo s’është koha për negociata po për zgjedhje. PS drejton thuajse gjithë bashkitë kryesore, qeveria ka 10001 probleme, ekonomia goditet nga ky tension po ashtu turizmi”, tha ai.

Ai akuzoi se Meta dhe Berisha synojnë shthurjen e shtetit dhe duan kaos duke manipuluar edhe me, siç i quajti, kukullat e tyre Bashën e Kryemadhin.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori