LAJMI I FUNDIT:

Rama mban premtimin, i shoqëron në shkollë dy fëmijët që i shpëtuan mrekullisht tërmetit

Rama mban premtimin, i shoqëron në shkollë dy fëmijët që i shpëtuan mrekullisht tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj dy vogëlushëve, Alesios dhe Aurelit.

Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, ai i mori me makinë dy djemtë për t’i shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, pas ndërprerjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama lajmin e ka bërë të ditur me anë të një videoje në Facebook.


“Me Aurelin dhe Alesjon, në ditën e parë të shkollës, Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

“Duhet të jeni kampion në mësime”, i porositi Rama, ndërsa udhëtonin për në shkollë.

Dy fëmijët janë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Ronaldo dhe Buffon ua bëjnë ëndrrën realitet dy djemve që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, gëzojnë fëmijët me përqafime dhe dhurata
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Buffon ua bëjnë ëndrrën realitet dy djemve që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, gëzojnë fëmijët me përqafime dhe dhurata

Aureli është në klasën e parë dhe u prit nga shokët dhe shoqet që i uruan mirëseardhje. Më pas, Rama e dorëzoi Alesion në klasën e pestë, të cilin po ashtu e pritën nxënësit e klasës.

Të dy djemtë vinë nga Thumana. Pavarësisht humbjeve tragjike që patën në familjet e tyre, ata i shpëtuan mrekullisht tragjedisë së 26 nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori