LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kurti është në një tjetër botë, është e mbyllur

Rama: Kurti është në një tjetër botë, është e mbyllur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti ka thënë se ka bërë çmos deri në minutën e fundit që të takohet me të, gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Në një konferencë për media në Podgoricë, Rama ka thënë se Kurti është në një botë tjetër e cila sipas tij, është e mbyllur.

Procesi i Berlinit, Rama: Brukselit ia kam bërë të qartë që nuk ka takim me kryeministra në Tiranë pa atë të Kosovës
Lexo po ashtu Procesi i Berlinit, Rama: Brukselit ia kam bërë të qartë që nuk ka takim me kryeministra në Tiranë pa atë të Kosovës

“Ju siguroj që unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit që të takohem me kryeministrin e Kosovës. Ai nuk dua ta interpretoj pse-në. Sepse ai është në një tjetër botë në këtë moment, nuk është në botën time dhe unë e respektoj botën ku ai është, ose sikletin e asaj bote.


Unë thjesht mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se sa ku është Albini, këtu janë të gjithë aleatët, jemi të gjithë së bashku. Dhe Albini është shkëputur dhe është futur në një botë që është e mbyllur. Secili duhet respektuar në hallin ku është. Për sa i përket takimit të Tiranës, unë kam për borxh ta ftojë, nuk kam për detyrë ta sjell, larg qoftë tani ta kidnapoj unë kryeministrin e Kosovës dhe të futem pastaj në listën e atyre që janë kriminel për hir të Serbisë”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Refuzimi i Kurtit për ta takuar, Rama: S’ndihem i fyer, s’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin
Lexo po ashtu Refuzimi i Kurtit për ta takuar, Rama: S’ndihem i fyer, s’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin

I pyetur për refuzimin e Kurtit për takim, Rama ka thënë se nuk ishte në Prishtinë për t’u martuar me kryeministrin Kurti, ndërsa ka shtuar se me të nuk ka asnjë problem personal apo institucional, por thjesht një pikëpamje të ndryshme për një çështje.

“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin. Nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja s’i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë, siç erdha këtu e siç do të shkoj në Beograd, për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori