LAJMI I FUNDIT:

Rama ironizon kandidatët e PD në Shkodër: Personazhe groteskë

Rama ironizon kandidatët e PD në Shkodër: Personazhe groteskë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë në Shkodër, Rama kërkoi edhe mbështetjen e demokratëve të këtij qarku më 11 maj. Duke e cilësuar listën e Berishës në Shkodër si kartëvizitë të kënetës, Rama tha se demokratët nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës.

“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu. Këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhje me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, u shpreh Rama. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

Lajme
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori