LAJMI I FUNDIT:

Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë

Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka karakterizuar “historike dhe tradicionale” marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë të shkurtër për drejtorin e Përgjithshëm të agjencisë shtetërore greke “ANA-MPA”, Mihail Psilou, në kuadrin e konferencës “Fake News dhe raporti me të vërtetën”, që organizoi agjencia shqiptare e lajmeve ATSH në Tiranë.

“Është një marrëdhënie historike dhe tradicionale e fqinjësisë dhe, siç gjithmonë ndodh me fqinjët, nuk është gjithçka perfekte. E dimë këtë nga rajoni ynë, me çdo fqinj, qoftë në fshat apo në qytet, ose midis vendeve, është gjithmonë e njëjta marrëdhënie”, ka vënë në dukje kreu i qeverisë shqiptare.

“Mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si…luftë”, ka deklaruar duke qeshur ai, i cituar në artikullin përkatës.


Por Rama ka theksuar gjithashtu se “ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie çdo ditë dhe e bëjmë këtë”.

Në fund, udhëheqësi shqiptar ka vënë në dukje se, “ndonjëherë ka gjëra që janë rastësisht negative, ato ndodhin dhe duhet t’i përballojmë”. “Por kryesorja, – ka thënë ai, – është fakti që marrëdhënia mes dy vendeve, tani është e mirë dhe nuk ka armiqësi mes popujve”.

“Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë. Pjesa tjetër është vetëm politikë”, ka theksuar midis të tjerash Rama.

I pyetur nëse planifikohet një takim mes tij dhe kryeministrit Tsipras, ai është përgjigjur:

“Pritet të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por pritet të takohemi së shpejti. Jemi në një proces të një dialogu shumë intensiv dhe të diskutimeve për shumë çështje, që mbulojnë shumë vite, si dhe të çështjeve të tjera që kurrë nuk janë shtruar me vullnet të plotë, kurajo dhe vendosmëri për t’i zgjidhur. Besoj se jemi shumë pranë që t’i zgjidhim këto, e kjo do të ishte diçka me vlerë”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori