Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për situatën në Partinë Demokratike, ku tha se kjo është “telenovelë e shpifur, e turpshme dhe shumë e shëmtuar”.
“Kam thënë që nuk dua të hyj në komente të kësaj telenovele sepse është një telenovelë shumë e shpifur. Është shumë e shpifur. Është shumë e turpshme, është shumë e shëmtuar dhe është telenovela e një marrëzie që tanimë ka dalë komplet në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh si shpaloset, me çfarë personazhesh dhe argumentesh është e dhimbshme për këtë vend, për këtë popull dhe mbi të gjitha për ata që i kanë besuar deri më tani, madje edhe protagonistëve të kësaj telenovele”.
Është një histori të marrësh. Kjo është qesharake. Është përtej luftës për pushtet. Ka luftë për pushtet që është një sfidë brenda një kornize, pra me Fatos Nano kryeministër dhe kryetar partie në një fazë të karrierës së tij kur sipas meje ylli i PS po perëndonte si forcë qeverisëse dhe po shkonte drejt rënies në opozitë dhe me një njeri që bëhet sfdidant dhe pretendon të marrë drejtimin. Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe shumë e rëndë. Por që ky njeri tani të kthehet në personin që predikon shpëtim, kjo është marrëzi pastaj”, tha Rama.
“Është tragjikomike. Është groteske. Po më kërkon opinionin tim apo ç’të bënte ai. Nga ana tjetër është marrëzia e atij tjetrit kështu që është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku praktikisht do të bjerë PD, është opozita kryesore e Shqipërisë. Unë po të them është e shëmtuar, është qesharake. Është e shëmtuar në përmbajtje, që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike non grata dhe nga ana tjetër përballë kufomës politike të jetë një kufomë tjetër grata dhe këto dy kufoma të hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli të tërë opozitar dhe të kondicionojnë jetën politike në Shqipëri me një spektakël që është për të qeshur dhe për të qarë”, tha Rama./Klan-al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuzeska: OBRM-PDUKM të mbështesë ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave të punëtorëve

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët

“Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës”, Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës