LAJMI I FUNDIT:

Rama do zgjedhje të parakohshme

Rama do zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha të premten pas protestave të opozitës në kryeqytet dhe në tre rrethe të tjera të vendit se në Shqipëri nuk ka vend për të mbajtur zgjedhje. Megjithatë, tha ai, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte një zgjidhje racionale.

Kryetari i opozitës tha gjithashtu se ka një sulm të përditshëm dhe “barbar”, siç u shpreh ai, ndaj prokurorisë, shërbimit sekret, presidentit të vendit dhe asaj pjese të medias që nuk i është bashkangjitur pushtetit.

Rama nënvizoi se prokurorja e përgjithshme po goditet drejtpërdrejt nga i pari i qeverisë “deri edhe me fjalë që janë ekstreme edhe në fjalorin e atyre që shqipja i konsideron rrugaçë”.

Kryetari i opozitës bëri përsëri përgjegjës ministrin e brendshëm për tre të vrarët e 21 janarit dhe tha se administrata shtetërore në vend nuk funksionon, dhe se institucionet e pavarura po sulmohen.

Rama tha gjithashtu se “takim për takim, muhabet për muhabet” midis tij dhe kryeministrit Berisha nuk mund të ketë. Kryetari i opozitës i bëri komentet pas katër protestave të sotme të opozitës në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë. /Telegrafi/