LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të ketë protesta të papara

Rama: Do të ketë protesta të papara

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha të mërkurën se do të ketë protesta të papara të opozitës nëse qeveria e kryeministrit Sali Berisha do të bëjë disa hapa që lidhen me taksat e bashkive, që në një masë të madhe kontrollohen nga socialistët.

Zoti Rama tha se kjo përpjekje e qeverisë lidhet me zgjedhjet e pritshme lokale dhe synon të dobësojë bashkitë socialiste duke u përpjekur t’i falimentojë ato. Shefi i opozitës tha gjithashtu se protestat do të bëhen në emër të pushtetit vendor.

Rama gjithashtu nënvizoi problemin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe shtyrjen nga parlamenti të votimit për anëtarët e propozuar duke akuzuar personalisht kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. /Telegrafi/