LAJMI I FUNDIT:

Raki me emrin e kryeministrit

Raki me emrin e kryeministrit

Bujqit bullgarë e kanë quajtur “Borisovka” rakinë e tyre tradicionale, për të nderuar kryeministrin aktual, Boyko Borisov.

Ky nderim vjen, pasi që Borisov ka mundur të bllokojë në parlament iniciativën për rritjen e taksave ndaj alkoolit.

Qeveria hoqi dorë nga planet për rritjen e taksave ndaj pijeve alkoolike pas zemërimit popullor se një hap i tillë do të dëmtonte traditën shekullore të fshatarëve të këtij vendi për të prodhuar verë dhe raki në shtëpi. /rel/telegrafi/