LAJMI I FUNDIT:

Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e MH17

Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e MH17

Hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka gjetur se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit Buka dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Duke folur në qytetin Nieuweeigh, Fred Westerbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues (JIT), ka thënë se hetimi eleminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturimit MH17.

Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha të gjeturat e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.


Fluturimi i Malaysia Airlines ishte rrëzuar më 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Hetimi ka ardh në përfundim se sistemi raketor Buk ishte sjell në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohë para tragjedisë dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit.

Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne. Prezentimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa.

Pastaj, e njëjta njësi e sistemit Buk, me vetëm tre raketa, tregohet se si gjatë natës ishte dërguar nga rajoni i Luhanskut në Rusi, transmeton Rel.

Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte ardhur në përfundim se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori