Rajoni i Shkupit është më i pasuri në Maqedoni, ndërsa ai i Pollogut është më i varfëri. Të dhënat statistikore tregojnë se dallimi në zhvillimin ekonomik midis rajoneve nuk është përmirësuar në periudhën e kaluar, shkruan gazeta KOHA. Sipas Entit të Statistikës në vitin 2005, prodhimi më i madh për kokë banori, me 231.053 denarë, ka qenë në rajonin e Shkupit, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto (PBB) më i dobët, me 67.796 denarë për kokë banori, ka qenë në rajonin e Pollogut. Tetë vite më vonë apo në vitin 2013, sërish kryeson rajoni i Shkupit me 348.915 denarë të PBB-së për kokë banori, ndërsa Pollogu ka mbetur në vendin e fundit me 118.672 denarë të PBB-së për kokë banori.
Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë se edhe pas tetë vitesh, në rajonin e Shkupit krijohet tre herë më shumë vlerë e të gjithë produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në ekonominë e një shteti në raport me rajonin e Pollogut. Njohësit politikave të zhvillimit të barabartë rajonal, kërkojnë që të rritet shuma për zhvillim të barabartë rajonal për tre herë, nga 90 milionë euro si një për qind e PBB-së, në 270 milionë euro apo 3 për qind të PBB-së, me qëllim të zbutjes së dispariteteve të mëdha në zhvillimin e tetë rajoneve në Maqedoni.
Hulumtimet për efektet e politikave të zhvillimit të barabartë rajonal, tregojnë se edhe më tej rajoni i Shkupit ku jeton një e treta e popullatës krijon 42 për qind të PBB-së në shtet, ndërsa vetëm dy rajone kanë PBB për kokë banori më të të madh se mesatarja në shtet.
“Rekomandimet tona janë të krijohet Fond për zhvillim rajonal, që nënkupton të mos pritet rebalanci i buxhetit të shikohet se a do të shkurtojë qeveria pikërisht këto mjete, por që Fondi për zhvillim rajonal që do të ketë mjete jo prej një por prej 2-3 për qind të PBB-së, do të shpërndajë mjetet sipas metodologjisë së përcaktuar. Gjegjësisht 17-20 për qind për rajonin më të pazhvilluar, 15 për qind për të dytin, 14 për qind për të tretin e kështu me radhë”, thotë për KOHA, Sllagjan Penev, nga Aleanca për zhvillim rajonal.
Transferimet dhe donacionet zënë pjesë të madhe në buxhetin e përgjithshëm të komunave ashtu që hise më të madhe kanë dotacionet nga buxheti qendror, gjë që i bën të varura nga pushteti qendror, tregon hulumtimi i Qendrës për Zhvillim të Demokracisë Lokale, “Financat lokale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013 dhe 2014”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës