LAJMI I FUNDIT:

Raiola në Itali, ia ofron klubeve të mëdha Balotellin

Raiola në Itali, ia ofron klubeve të mëdha Balotellin
ST GALLEN, SWITZERLAND - MAY 28: Mario Balotelli of Italy looks on prior to the International Friendly match between Saudi Arabia and Italy on May 28, 2018 in St Gallen, Switzerland. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Mario Balotelli ende nuk ka gjetur një angazhim të ri për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi italian është larguar nga skuadra franceze Nice si futbollistë i lirë.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në kampionatin italian Serie A.


E për këtë gjë është duke u përkujdesur menaxheri i tij Mino Raiola.

Mediat italiane kanë raportuar se Raiola është duke qëndruar në Itali dhe pritet të vendosë brenda një jave për të ardhmen e Super Marios.

Menaxheri i famshëm ia ka ofruar lojtarin e tyre tri skuadrave të mëdha italiane, Juventus, Napoli dhe Roma.

Mario Balotelli (Getty Images)

Gjithsesi lojtari po kërkohet edhe nga disa skuadra mesatare në Itali si Bologna, Sampdoria dhe Lazio.

Paga që lojtari po kërkon është katër milionë euro neto në stinor që është shumë e madhe për ekipet italiane.

Roma dhe Napoli mbetën skuadrat më të interesuara pasi Juventus prioritet ka Alvaro Moratan.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Si Giallorosët ashtu edhe napolitanët synojnë që t’ia zbresin pagën në tre milionë euro për të nënshkruar me lojtarin.

Mbetet të shihet se në cilin klub të madh italian do të luajë Balotelli, pasi më parë ka veshur fanellën e Milanit dhe Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Truprojën e Messit nuk do ta shohim më në fushë – MLS i vendos një masë ndalimi

Truprojën e Messit nuk do ta shohim më në fushë – MLS i vendos një masë ndalimi

Ndërkombëtare
Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Liga e Kampionëve
Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

La Liga
“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

Serie A
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Serie A
Kalo në kategori